MENU
klinika

Periudha Janar-Gusht

Dynden në Shqipëri/ Këtë verë mbi 115 mijë turistë gjermanë

14.10.2019 - 14:05

Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar turistik për vizitorët nga e gjithë bota.

Pasuritë e vendit tonë po zgjojnë kureshtjen e vizitorëve të huaj përherë e më shumë.

Në rastin e shtetasve gjerman, shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), përmes raportit mbi lëvizjen e shtetasve, tregojnë se vetëm në dy vitet e fundit numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm.

Nga 102 mijë shtetas gjerman që numëroheshin të kenë hyrë në vendin tonë për periudhën janar-gusht të vitit 2018, në 8-mujorin e këtij viti kjo shifër arriti mbi 115 mijë.

Eksperienca e veçantë që u ofrohet vizitorëve nëpërmjet mundësive për argëtim, e ndërthurur me bukuritë natyrore të vendit tone, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve ndër vite.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është rreth 4.9 milion, duke u rritur me 10.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.