MENU
klinika

Reagon Gazmend Bardhi

Mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri ftesë zyrtare PD-së!

09.10.2019 - 16:47

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit.

Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.

“Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë”, thuhet nder te tjera.

Më herët PD është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, pasi sipas kësaj force politike, emri i tij ka dalë në audio-përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Por, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet:

“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, ka thënë Bardhi.

Në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, PD mori pjesë, e përfaqësuar nga Ivi Kaso, ku kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.