MENU
klinika

Mesazhi i tij

Mbyll misionin! Dorëhiqet drejtori i Portit Durrës Agron Tare

24.10.2019 - 10:59

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

Ka qenë vetë Tare që ka bërë të ditur vendimin, ndërsa shton se dorëheqjen e dha për motive personale.

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, -tha Agron Tare në postimin e tij në ‘Facebook’, ku përshëndet të gjithë në italisht, të mirë dhe të këqija.

Tare mori detyrën e drejtorit të Portit në muajin dhjetor të këtij viti.