MENU
klinika

Luftëtari i UFC

McGregror akuzohet sërish për ngacmim seksual

20.10.2019 - 21:25

Kampioni irlandez i arteve marciale, Cono McGregor, që konkuron në UFC, nuk zë mend, pasi për të dytën herë këtë vit është akuzuar për ngacmim seksual.

Sipas New York Times, McGregor është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një grua në një mjet transporti jashtë një pub-i të Dublinit javën e kaluar.

conor mcgregor
conor mcgregor

McGregor nuk është akuzuar formalisht, apo të jetë pyetur nga autoritetet irlandeze për incidentin. Me anë të një e-maili drejtuar New York Times, avokati i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

Një tjetër problem për ish-kampionin e UFC, i cili ka që prej tetorit të kaluar që nuk konkurron në kafaz, pikërisht kur mposhtej nga rusi Khabib Nurmagomedov.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fansi: "McGregor, një bandit i rrezikshëm"

Conor McGregor sërish në formë vetëm disa ditë pas arrestimit