MENU
klinika

Vlerësimi për talentin kuqezi

“Më i mirë mbrojtësi shqiptar sesa De Ligt”

28.10.2019 - 16:40

Nga ndeshja në ndeshje ai po merr vlerësime dhe me siguri ai do të jetë ylli i Kombëtares shqiptare, pasi tashmë debutimin e ka bërë me sukses në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë.

Marash Kumbulla është duke kaluar një moment tepër pozitiv në Serie A, me fanellën e Veronës. Edhe pse vetëm 19-vjeç, Kumbulla ka arritur të fitojë vendin e titullarit te skuadra italiane, duke qenë shpeshherë deciziv me paraqitjet e tij.

konica sportkonica sport mobile

Shqiptari ka fituar vëmendjen e opinionit, ndërsa ka shënuar edhe një gol në këto 9 javë kampionat. Së fundmi, nuk kanë munguar krahasimet nga mediet italiane me mbrojtësin e Juventusit, De Ligt, i cili u ble plot 75 milionë euro nga bardhezinjtë.

Sipas gazetarit të “Repubblica”, Gianni Mura, shqiptari është më i mirë se holandezi momentalisht: “De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti ‘idiote’.

Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventus dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN