MENU
klinika

Ja mënyra më e mirë për të humbur kalori

Më mirë vrap apo një vaskë me ujë të ngrohtë?

15.10.2019 - 16:23

Nëse qëndroni në vaskë për disa orë (ose edhe pak  minuta, në rast se nuk keni shumë kohë), kjo gjë mund t’ju ndihmojë të digjni kalori të padëshiruara, sipas një studimi.

Qëndrimi në ujë të nxehtë mund të krahasohet me efektet pozitive të një shëtitjeje prej 30 minutash. Ajo jo vetëm që shpejton djegien e kalorive, por gjithashtu përmirëson nivelin e sheqerit në gjak.

Si funksionon kjo teknikë?

Një studim i kryer nga një fiziolog ushtrimesh në Universitetin Loughborough në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se burrat që bënin dush me ujë të ngrohtë ose qëndronin në vaskë, digjnin 140 kalori. Është e provuar gjithashtu se dushet me ujë të nxehtë, mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak në mënyrë më efikase sesa ushtrimet, gjë që është veçanërisht e dobishme për njerëzit me diabet tip 2.

Çelësi është koha dhe temperatura

Idealja do të ishte të qëndronit në vaskë për një orë dhe temperatura e ujit duhet të jetë në një konstante 40 ° C. Eksperimenti u krye vetëm te burrat, kështu që gratë mund të përgjigjen ndryshe dhe mund të mos djegin aq kalori sa burrat. Rezultatet varen nga pesha dhe lloji i trupit të personit dhe për këto arsye, mund të jetë e vështirë të parashikohet rezultati.