MENU
klinika

Liga Ballkanike

Mëkat, Vllaznia humb në koshin e fundit

22.10.2019 - 21:46

Është rikthyer pas 5 vitesh në Ligën Ballkanike, por Vllaznia në basketboll për meshkuj ka qenë e pafat në ndeshjen e parë në Shkodër përballë malazezëve të Ibar.

Kuqeblutë kanë humbur me rezultatin 64-65 në ndeshjen e parë, pasi në sekondën e fundit nuk arritën të shënojnë. Në një atmosferë fantastike në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” sfida ka dhuruar shumë emocione.

Takimi në fakt nisi me koshin e parë të shënuar nga Voos për Vllazninë pas plot 2 minutash e gjysëm, por më pas janë miqtë që shënojnë njëra pas tjetrës disa pikë duke udhëhequr deri në 11- 2.

Megjithatë, kuqeblutë rihyjnë në lojë dhe perioda e parë do të mbyllej me shifrat 11-13. Edhe e dyta kontrollohet nga malazezët që shkojnë në pushimin e ndeshjesme rezultatin 35-28. Në fund të periodës së tretë është Ibar që udhëheq 56-47 dhe duket se 10 minutëshi i fundit në fakt u mendua se do të kontrollohej nga miqtë, por nuk ndodh kështu.

Vllaznia me ndihmën e jashtëzakonshme të tifozëvë rihyn në lojë dhe arrin ta ngushtojë rezultatin deri në një pikë, 64-65. Kaq kur kishin mbetur edhe 18 sekonda lojë dhe shkodranët duan ta mbajnë topin deri në fund, duke shpresuar në konkretizim.

Por Hudson gabon, sepse tenton të zgjidhë gjithçka vetë dhe gjuajtja e tij nuk është e saktë dhe, për rrjedhojë, i gjithë takimi mbyllet me fitoren e miqve me vetëm një pike diferencë.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN