MENU
klinika

Studim i Oxford-it

Meshkujt e arrijnë maturinë pas moshës 40-vjeçare

09.10.2019 - 13:35

Një studim i fundit i kryer nga universiteti i Oxford-it  ka studjuar ndryshimet e pjekurisë mendore midis femrave dhe meshkujve.

Rezultati i dalë tregon se femrat janë ato të cilat e arrijnë më shpejt maturinë, dhe janë më përgjegjëse për veprimet e tyre.

Meshkujt , nga ana tjetër kanë tendencën për të qënë më fëminor, dhe vazhdojnë të sillen si fëmijë deri në moshën 40-vjeçare.

Studiuesit arritën në përfundimin se pjekuria e trurit karakterizohet nga një zhvillim afatgjatë i rrjeteve funksionale dhe strukturore që shtrihen deri në moshën e rritur.

Studimi synonte të zbulonte se cilat funksione ndryshojnë gjatë procesit të maturimit dhe cilat mbeten konstante. Studiuesit ekzaminuan trurin e 121 pjesëmarrësve të moshës 4 deri në 40 vjet përmes MRI.

Rezultati tregoi se megjithëse truri i grave dhe i  burrave në fund të fundit kanë të njëjtin potencial për të funksionuar në jetën e përditshme, burrat shpesh shfaqin një vonesë në zhvillimin afatgjatë të rrjeteve funksionale në krahasim me gratë.

Gratë janë më të mprehta,kjo është ndoshta arsyeja pse thuhet se burrat piqen më vonë në jetë sesa gratë.

Profesori Eduardo Calixto, i cili punon në universitetin amerikan në Meksikë, ka sqaruar në një artikull shkencor se gratë shpesh tregojnë efikasitet më të mirë dhe janë më të mprehta në disa aspekte.

Sipas studiuesit, kjo ndodh për shkak të dallimeve hormonale midis dy gjinive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”