MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë parashikimi i motit!

11.10.2019 - 08:34

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, paqëndrueshmëria që gradualisht po përfshin vendin tonë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Me mot të vranët dhe reshje shiu të përqëndruara përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës Perëndimore parashihet dita e sotme.

Gjatë ditës moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 15m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat parashikohen: zonat malore 11°C deri në 23°C zonat e ulëta 16°C deri në 29°C zonat bregdetare 18°C deri në 28°C.