MENU
klinika

"Deri në 2020 jam në Presidencë"

Meta tregon arsyen pse do të shkojë në Venecia

10.10.2019 - 21:59

Presidenti Ilir Meta u pyet në studion e “Open” nëse mendon se mazhoranca do ta finalizojë nismën për shkarkimin e tij.

Meta u shpreh i vendosur se do të jetë në zyrë deri në përfudim të madatit.

Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. 

Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse. 

Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq!”

Për mua kanë vetëm dy gjëra rëndësi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku jam betuar dhe populli shqiptar, kaq! Për të tjerat përgjegjësinë e kanë ata që i kanë kompromentuar të gjitha institucionet e tjera në këtë ven”.

Në fund të Intervistët gazetarja e pyeti Metën nëse do të shkojë në Venecia për këtë cështje, teksa Meta u përgjigj me ironi “vetëm për karnavale”.