MENU
klinika

Negociatat me BE-në

Meta: Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut

18.10.2019 - 14:10

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për negociatat nga qyteti i Kukësit.

Ai i bëri apel qytetarëve shqiptarë të mos humbasin shpresat, ndërsai fton vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.

“Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”,-tha mes tjerash Meta.

Këshilli Evropian pritet të certifikojë zyrtarisht këtë të premte përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. Kreu i Shtetit, Ilir Meta pohon faktin se ende asgjë nuk ka përfunduar, ndaj duhet durim deri në fjalën e fundit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nga qyteti i Kukësit aty ku po merr pjesë në kremtimin e 60-vjetorit të “Radio Kukësit”, u ndal tek negociatat, por edhe tek roli qe kjo radio ka luajtur në emancipimin e shqiptarëve që jetonin në Ish-Jugosllavi.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetarët se a do ta dekorojë kryeministrin Edi Rama ashtu siç ka deklaruar më parë nëse BE vendosë të hapë negociatat me Shqipërinë, Meta u përgjigj si vijon: “Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin “Kalorësi i Flamurit Kombëtar”, sepse e ka merituar duke përmbushur misionin e saj fisnik, sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi duke pasur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”-tha Meta.

Sa i takon negociatave, Meta tha se akoma nuk është dhënë një vendim përfundimtar, ndaj ai iu drejtua me një thirrje vendeve skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.

“Po të mos humbasim shpresën, sot këtu në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund sot”-shtoi Meta.