MENU
klinika

Gjirokastra shehxhirim

Millosheviçi sjell në Shqipëri aktorin e famshëm

24.10.2019 - 16:57

      Ka mbërritur në Tiranë, aktori i njohur francez Gérard Depardieu. Një film që vjen si bashkëprodhim kosovaro-francez, nën regjinë e Arben Kastratit, na rikthen në një ngjarje të vitit 2003, kohë që përkon me Kosovën e pasluftës.

Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet, përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

 

Depardieu, pritet të marrë zyrtarisht “Çelësin e qytetit të Gjirokastrës”, në një ceremoni që pritet të mbahet ditët e xhirimeve. Kështu, Gjirokastra e historisë, kulturës, si edhe të skenografisë gjithmonë e më të kërkuar të kinemasë, mirëpret të famshmin Gérard Depardieu.

 

Aktori i madh francez, do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë për shesh xhirimi, titulluar “Milosheviçi dhe unë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”

Profil/ Rrëfimi i luftës me kancerin

“Botës i duhen më shumë femra të liga dhe…”