Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka pritur në një takim homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg.
Në fjalën e tyre para mediave, të dy ministrat u ndalën tek përpjekjet që po bën Shqipëria për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas Cakajt, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe BE-ja duhet të t’i hapë rrugë vendit tonë për nisjen e bisedimeve.
“Shqipëria dhe Austria gëzojnë raporte të shkëlqyera diplomatike dhe janë të mbështetur në histori ta pasur dhe në interesa institucionale të ngushta. Austria është një partner i Shqipërisë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ka vazhduar suksesshëm procesi i vettingut, por edhe ngritja e trupës gjyqësore, si dhe ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit”-tha ai.
Ministri i austriak tha se vendi i tij ka qenë dhe është mbështetës i rrugës së Shqipërisë për anëtarësim në BE, ndërsa shtoi se kjo qasje, do të jetë edhe më aktive në vazhdim.
Ai theksoi se Austria do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për këtë do japë shumën 200 mijë euro.
“Agjencia austriake do t’i japë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Mund t’ju sigurojë se Austria do t’i ndihmojë miqtë tanë këtu në Shqipëri. Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet”-tha ministri austriak.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar nga Tirana se Kosova është një realitet, pavarësisht se disa vende të Bashkimit Evropian vijojnë të mos e njohin.
“Kosova është një realitet, shumica e vendeve e kanë njohur, por ka disa shteteve të BE që nuk e kanë njohur. BE ka mundur të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë. Duhet të presim për formimin e qeverisë në Kosovë, para se të mbajmë një qëndrim”, ka thënë kreu i diplomacisë austriake, gjatë një konference me ministrin shqiptar në detyrë, Gent Cakaj.
Nga ana e tij, edhe ministri Cakaj është shprehur se Kosova është realitet dhe se bashkëpunimi me Shqipërinë është i pa alternativë.
“Nuk më takon të komentoj atë që ka thënë Vuçiç, ngaqë për politikat e tij të brendshme ne nuk mund të ndryshojmë relacionet që kemi me Kosovën. Kosova i ka dhënës shembull rajonit, se si organizohen zgjedhjet, me çfarë standardi të lartë ndodh ndryshimi i pushtetit.
Kosova ka dëshmuar se ka një elektorat mjaft të pjekur. Ne mezi po presim të nisim bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Kosova është realitet objektiv, pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe bashkëpunimi i dy vendeve është i pa alternativë”, është shprehur Cakaj