MENU
klinika

Tetor, libër, takim

Misha: Më shumë përparësi bibliotekave

09.10.2019 - 18:31

     Ndikimi i teknologjisë në biblioteka edhe lexim, ka bërë bashkë specialistë të fushës në takimin dyditor në Tiranë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, shprehet se duhet që të angazhohen sa më shumë prozhektorë, në mënyrë që libri të shkojë pranë lexuesit.

Ndërsa, në vendin mungesave e hapësirave në Bibliotekën Kombëtare është e madhe, sistemi bibliotekar është shqetësues edhe rrjeti i bibliotekave ekzistuese konsiderohet i amortizuar nga Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, drejtori i Bibliotekës “Vaclav Havel”, David Picard ka vendosur që të zhvillojë përgjatë dy ditëve urokshopin “Ndikimi i teknologjive të reja në biblioteka edhe në lexim”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori i Bibliotekës, Piro Misha, ministrja e Kulturës, Elva Margariti edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, të cilët e konsiderojnë këtë aktivitet një mundësi të mirë, që fokusohet tek risitë e shërbimeve bibliotekare, roli i bibliotekarëve në orientimin e përdoruesve në njohjen e mënyrave të reja të kërkimit, përfshirë edhe instrumentet e reja (elektronike) të leximit.

 

 

 

Është shumë e nevojshme kjo formë avancimi, sepse është e nevojshme që të vihen në lëvizje sa më shumë prozhektorë për leximin”, – shprehet Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Gjatë kësaj ceremonie, ambasada e Francës i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, rreth 250 libra në gjuhën frënge.

 

 

Për ne është kënaqësi që të vijmë në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare, sepse sot Shqipëria është me të drejta të plota pjesë e frankofonisë. Ne do të jemi gjithmonë bashkë me ju, pranë jush, prandaj sot do t’ju bëjmë një dhuratë që është 5000 euro, ku përfshihen koleksionet e plota të disa filozofëve francezë. Më tej do të zhvillojmë edhe një trajtim për restaurimin e librave, sepse ju nuk keni vetëm një fond shqiptar, por edhe otoman, italian edhe francez. Libri nuk është Franca-Shqipëria, por është gjithçka që mund ta bëjmë bashkërisht”, – shprehet ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

Të pranishëm në këtë takim për librin, ishin specialistë nga Biblioteka Kombëtare, bibliotekat publike dhe ato universitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

Shkodranët harrojnë leximin

‘Marin Barleti’ po ‘vdes’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit