MENU
klinika

Profil/ Bukuria s'ka kombësi!

‘Miss Turkey’ e parë, një shqiptare që rrëmbeu zemrat…

31.10.2019 - 14:28

Për herë të parë një shqiptare ka rrëmbyer kurorën e Miss Turqisë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1936.

Ajo ishte një bukuroshe nga Filati i Çamërisë, Haxhire Mirushoglu, e bija e  Xhevat Mirushit, që jetonte në Izmir. Konkursi i parë i bukurisë në Turqi është mbajtur në vitin 1936 ku dhe fituese ka dalë bukuroshja nga Filati i Çamërisë. 

Lajmi është bërë publik vetëm 1 ditë më parë, duke ringjallur kështu më fortë ndenjën e adhedashurisë por dhe krenarisë.

Babai i saj Xhevat Mirushi njihej si patriot dhe atdhetar i rezistencës për shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike,nga vitet 1920-1923 ai kundërshtoi rreptësisht edhe komisionin ndërkombëtar që vëzhgonin. Ai së bashku dhe familja e tij u deportuan në Turqi e ku u vendosën në qytetin e Izmirit.

E për rrjedhoj Mirushoglu filloj jetën në Izmir të Turqisë duke u ambjentuar dhe socializuar. E më pas duke u zgjedhur më e bukura e Turqisë në konkursin e parë të bukurisë.

Ndërkohë në foton e mëposhtëme, me kurorë lulesh në kokë, paraqitet e para Miss Turqia organizuar në vitin 1929, Feriha Tevfik, lindur në Stamboll, shtetase turke.

E duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë ekonomike, territoriale por dhe politike mes Turqisë dhe Shqipërisë, duket se shpallja e një bukurosheje shqiptare si ‘Miss Turqia’ nuk është aspak habi.

Për të paralelizuar situatën mes Turqisë dhe Shqipërisë mund të themi që diferenca në kohë është shumë e madhe.

Missi i parë shqiptar është mabjtur në vitin 1991, fill një vit pas izolimit nga komunizmi. E mirënjohur Valbona Selimllari ka qenë ajo që ka mbajtur kurorën e të bukurës shqiptare, teksa siç duket e ka përfaqsuar atë denjësisht.

Ishte Vera Grabocka dhe ekipin i saj qe e organizuan kete konkurs bukurie. Miss Shqipëria është një konkurs tjetër i vecantë që nuk ka lidhje dhe nuk duhet ngatërruar me Miss Albania. Pas Valbones, kuroren e bukurise shqiptare do ta vinin Sidorela Kola,Monika Zguro,Hygerta Sako dhe shume vajza te tjera.

Valbona Selimllari (lindur me 10 Mars 1973) është kurorëzua Miss Albania në vitin 1992. Në vitin 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe e cila u mbajt në Riga, Letoni dhe ajo u kurorëzua si Miss Globe të vitit 1999 në mesin e të gjitha vajzat e tjera që përfaqësojnë vendet e tyre në mbarë botën.

Ishte e para miss shqiptare në një konkurs bukurie, që do të zhvillohej për herë të parë zyrtarisht në vendin tonë në vitin 1991. Valbona Selimllari apo siç shpeshherë jemi mësuar ta dëgjojmë “Bobi”, do të ishte vajza e parë që do të kurorëzohej në “Miss Albania 1991”, konkurs ky u zhvillua nën regjinë e Vera Grabockës. Po çfarë ndodhi me të pas përzgjedhjes si vajza më e bukur shqiptare, ajo vazhdoi shkollën e regjisurës, çka e kishte mjaft për zemër dhe në shumë spektakle u shfaq si asistente regjisore e Vera Grabockës.

E kemi parë prezantuese në shumë spektakle. Fitoi titullin si “Mrs Globe” në vitin 1999, ndërkohë që prej shumë vitesh është imazhi i produkteve “Deka”. Së fundmi, Valbona është shfaqur në një prej spektakleve më të fundit “Ce la vie”, ku këndon përkrah Aleksandër Gjokës.

Me një karrierë të gjatë, Selimllari nuk ka lënë pas dhe familjen e saj.

Ish-misi shprehet se është një nënë e betuar për t’iu përkushtuar për gjithë jetën fëmijëve të saj.