Më datën 14 të muajit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapi kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni që u mbajt buzë detit.
Në dasmën e tyre morën pjesë personazhe të njohur VIP dhe pothuajse gjithçka u nda me publikun, pasi në rrjet qarkulluan pamje të shumta nga ceremonia.
Mirëpo edhe nëse ju kishte shpëtuar ndonjë detaj, Besnik Krapi është siguruar që çdokush të shohë momentet më të bukura të dasmës.
Në profilin e tij në Instagram, regjisori ndau një mini-klip me momentet më të bukura nga ceremonia e martesës, duke i falenderuar të gjithë të pranishmit.
Sigurisht, ai s’mund të linte pa komplimentuar bashkëshorten e tij, Jonidën, për të cilën shkroi:
“Gru, t’du fort! Nusja vec qishtu si ti duhet mu duk’ se edhe ne perralla duken qishtu!”
Më poshtë mund të ndiqni videon me momentet nga dasma.