10.10.2019 - 08:13
Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e sotme.
Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.
Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC
zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Evropa mund të përballet me..."
“Përmbysje” stinësh në Evropë, parashikimi i ‘frikshëm’ i meteorologëve
Parashikimi