MENU
klinika

Ja në çfarë gjendja është këngëtari

Muharrem Ahmeti pëson atak kardiak!

02.10.2019 - 16:07

Këngëtari i njohur shqiptar, Muharrem Ahmeti ditët e fundit nuk ka pasur gjendje të mirë shëndetësore.

Në disa lajme që po qarkullojnë në media thuhet se ai ka pasur atak kardiak, megjithatë miku i tij, violinisti  Kristian Xhaferaj, ka treguar se situata e vështirë ka kaluar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se tashmë ai ka nevojë për lutjet ë të gjithëve që gjendja e tij të behet edhe më mirë.

“Përshëndetje të gjithëve shokë kolegë të vëllait tonë Muharrem Ahmeti eshtë e pamundur t’ju përgjigjem çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rend shëndetësore por është gjallë i lutem të gjithëve atyre shokëve që postojnë gjera jo të  vërteta ti fshin sepse nuk janë të vërteta.

Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona qe gjendja e tij të bëhet më mirë. Me respekt Kristi.”, shkruan Xhaferaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN