Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancë për Arbër Çekajn, i arrestuar për ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të kapura në shtator të vitit të kaluar në një kontenier në portin e Durrësit.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia.
Në fund të muajit shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj tre të pandehurve.
Sipas prokurorit të çështjes, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, kishte si rol transportin e lëndës narkotike nga Kolumbia deri në Shqipëri, ndërsa dy të pandehurit ishin përzgjedhur prej tij për të marrë ngarkesën nga Durrësi, duke e dërguar në magazinën në Shijak ku dhe u kap nga policia.