MENU
klinika

Premier League, java 9

Ndalesa e parë e Liverpool vjen në derbi

20.10.2019 - 19:34

Liverpool është ndalur për herë të parë në Premier League këtë sezon dhe kjo ka ardhur në derbin e “gjakut të kuq” në “Old Trafford” kundër Manchester United.

Një barazim 1-1 në transfertë nuk duket keq, duke parë që golin e parë e kishin shënuar vendasit dhe barazimi erdhi në fund. Liverpool mban kreun e renditjes, me 6 pikë para Manchester City.

Kampionët e Europës kanë protestuar për një faull të Lindelof ndaj Origit gjatë ndërtimit të aksionit të golit, por Atkinson i ka qëndruar vendimit të tij, megjithëse incidenti u pa nga VAR. Rashford ndëshkoi Liverpool.

Pas pushimit The Reds nuk përmirësuan asgjë, Djajtë qëndruan kompaktë dhe të gatshëm për çdo mundësi që u jepej në kundërsulm. mungesa e Salah ishte e dukshme.

Megjithatë në minutën e 85’ të takimit Adam Lallana, i futur në fushë në pjesën e dytë, ka shënuar pas krosit të Robertson. Liverpool merr zemër nga goli dhe fillon të luajë lojën e tij, por shumë vonë pasi United ka ia ndalur serinë e toreve në Premier League.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN