Ditën e sotme moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani feston ditëlindjen.
Ajo mbush 25 vjeç dhe sigurisht që kjo është ditëlindja më e veçantë për të. Këtë vit ajo feston me barkun e rrumbullakosur dhe ndjesinë më të bukur në botë.
Në Instagram-in e saj Fatma ka publikuar një foto me numrin 25 në duar dhe një buqetë të madhe me lule. Por sigurisht që vëmendjen më të madhe e ka marrë barku i saj.
Fatma si rrallë herë nuk e ka fshehur barkun dhe ai tashmë i duket mjaft qartë.
Alfio ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një fotoje ku tregon sa është rritur barkun i partneres së tij.
Në ditëlindjen e 25-të të saj, Fatma Methasani ka zbuluar gjininë e bebushit që pret të vijë në jetë.
Ajo ka publikuar një video ku shfaqet bashkë me Alfion në një motor dhe tymi i tij është blu. Kjo tregon se dyshja janë në pritje të një djali, i cili do të vijë në jetë së shpejti.
“25-vjetori im i lumtur. Me dy çunat e preferuar, njërin në krah dhe tjetri vjen së shpejti. Ditëlindje plot bekime. Është djalë”, shkruan Fatma në video.