MENU
klinika

"Gjithmonë në kujtesën tonë”

Në ditën e lindjes së Ergit, Barbana përmbush amanetin

15.10.2019 - 18:22

Barbana Dini ka plotësuar ëndrrën e lënë përgjysmë nga vëllai i saj i ndjerë, Ergi Dini i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

Këngëtarja ishte e ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, ku foli për projektin e ri të saj që do të publikohet sot në ditën e lindjes së Ergit, i cili do të mbushte 25 vite nëse do të ishte mes nesh.

Në studio ishte i ftuar edhe babai i Ergit, i cili me lot në sy shprehej se nuk e beson që djali i tij ka ikur nga kjo jetë dhe shpesh i shkon mendja ta telefonojë me idenë që është gjallë dhe në Tiranë.

“Njeriu e ka të vëshitrë të kapërcejë humbjen. Është shumë e trishtueshme shumë  e dhimbshme dhe jeta e humb motivin kështu që duhet ta kërkosh ta gjesh që të vazhdosh. Ergi është gjithmonë në kujtesën tonë”, u shpreh ai.

Barbana tregoi se kënga kishte rreth 4 vite që ishte gati në studio, pasi Ergi kishte punuar me muzikën dhe tekstin. Ajo shtoi se mezi priste ta publikonte këtë video dhe pas kaq vitesh mbajti një premtim publik që ishte shumë i vështirë për të.

Kënga është duet dhe gjithçka është realizuar nga Ergi. Pjesa e Barbanës në këngë është përshtatur me mjeshtëri nga Pandi Laço.

Barbana ka lënë titullin që kishte zgjedhur vetë Ergi, “Ku je” dhe zëri potencial i vëllait të saj dëgjohet fuqishëm në këngë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?