MENU
klinika

Panik prej shpërthimit të fuqishëm

Në mes të ditës, në mes të Tiranës, shpërthen makina sapo hap derën

18.10.2019 - 08:57

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

Policia sqaron se një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në automjetin. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Bëhet me dije se makina e shpërthyer ka qenë në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Mësohet se makina ka shpërthyer, sapo Bylyku ka hapur derën e mjetit. Për këtë arsye, dyshohet se mekanizmi shpërthyes ka qenë i lidhur me derën, ndërsa ka një sasi e vogël, pasi ka dëme të vogla materiale.

Shpërthimi ka krijuar panik të madh, pasi në rrugë ka pasur shumë qytetarë, përfshi edhe nxënës, që po shkonin në shkollë.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.