MENU
klinika

“Faqja tjetër e Europës”

Në Tiranë ekspozita me 80 fotografi

09.10.2019 - 18:00

     Katër fotografe të huaja, kanë zgjedhur Tiranën. Në një vend të vogël si Shqipëria dhe të pozicionuar gjeografikisht “brenda” Evropës, aspiratat për Perëndimin mbeten aktuale. Si për t’u ardhur në “ndihmë” shqiptarëve, ato sjellin pjesën që ne nuk e njohim nga kontinenti i lashtë.

“Me sytë nga Europa” titullohet ekspozita me fokusin në një realitet të dytë, apo “nënrealitet”.  Sa e njohim ne Europën? Çfarë nuk dimë ende? Këto pyetje ngrihen në ekspozitën “Me sytë nga Europa”që ka bërë bashkë katër fotografe, të cilat në objektivin e aparatit të tyre, sjellin zhvillimet sociale të qyteteve edhe periferive. Nën kurimin e Gabi Scardit, sjellin histori familjare edhe ndryshime të tjera në vende të thella të Veriut edhe Jugut të Shqipërisë, të Saksonisë-Anhalt, në Polezi të Bjellorusi dhe zonës ku gjenden minierat e qymyrit të Sardenjës.

 

 

Në dhjetëvjeçarët e fundit zonat rurale kanë më pak banorë edhe janë bërë më pak të dukshme, ky është thelbi i temës së kësaj ekspozite, që hapim. Katër fotografet e ekspozitës “Me sytë nga Europa” vendosin në qendër të padukshmit, familjet. Janë familje, që jetojnë në zona të largëta edhe të zbrazta. Prandaj, ekspozita dëshmon veçoritë e këtyre vendeve, por edhe për sfidat ekonomike edhe sociale të këtyre familjeve”, – ka shpjeguar ambasadori i gjermanisë, Peter Zingraf.

Janë rreth 80 fotografi, që ekspozojnë jetën e përditshme të njerëzve, me objektet, arkitekturën dhe peizazhet. Fotografja Jutta Benzenberg, u ka dhënë zë tregimeve të jetës, së njerëzve të harruar në një fshat të vogël të Shqipërisë, fëmijëve dhe jetës së tyre të përditshme, që janë të braktisur në periferi të qytetit, ndërsa në Gjermani, ajo sjell një tjetër anë të panjohur të atdheut të saj të vërtetë, Bitterfeld Ëolfen dhe Halle, në shtetin gjerman lindor SaksoniaAnhalt.

 

 

 

Andrei Liankevich është ndalur tek të moshuarit, gratë veçanërisht, që janë vendosur në Polesi të Bjellorusisë, si edhe në përditshmërinë e minatorëve të Sardenjës, duke ndalur në lidhjën e ngushtë të familjeve, me minierat. Traditat e burrave edhe grave në këtë vend, artistja i sjell krahas traditave të këtij vendi, duke i rizbuluar nga e shkuara e minatorëve sardë.

Livio Senigalliesi sjell vende nga Bjellorusia dhe Italia, që kanë ndalur në kohë. Me ndërtesa industriale, objekte të braktisura, besime dhe rituale të trashëguara, këto bashkë me ish-punëtorët e minierave. Pamje të tilla sjellin një tjetër realitet, që ka mbetur në kohë, larg atij modernit.
Mila Teshaieva, sjell kujtesën kolektive edhe atë individuale në Europë, veçmas Gjermaninë edhe Shqipërinë, ndryshmet në infrastrukturë dhe ekonomisë.

Pas 18 tetorit, ekspozita do të zhvendoset në Minsk.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit