MENU

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Në zgjedhje, s’fitoi veç ish-opozita po e gjithë Kosova

08.10.2019 - 20:17

1. Fitoi ish OPOZITA, sepse, dëshmoi besimin dhe lartësimin e ideve dhe preokupimeve të përditësuara qytetare siq ishin; papunësia, varfëria, krimi, korrupsioni, etj. Ndërkaq, më pak ato të temave mbi; dialogun me Serbinē, taksën, vizat, migrimin, etj.

2. Fitoi edhe ish QEVERIA, sepse, disi u lirua nga barra e rëndë e të qenit me çdo kusht “online” kujdestare dhe përgjegjëse, e gjitha zhvillimeve (duke mos përjashtuar këtu as kodifikimin e krimit dhe të korrupsionit enorm!) dhe proceseve që i kaloi Kosova me; demarkacionin, taksën, Fsk-n, etj. “Lirimi” i saj nga përgjegjësia, në një mënyrē e amnestoj ate nga ripërsëritja e gabimeve si në rrafshin kombëtar ashtu edhe ate shtetëror

3. Fitoi dosido QYTETARIA, sepse, zgjedhjet janë zakonisht një lloj gare midis vlerave dhe jo midis monopoleve, sado të rëndësishme që të jenë ato përnga “pesha specifike”. Nē kētë kontekst pra, fitoj Kosova, sepse, me vetëm një dekadë shtet, ajo i dha leksione gjithë rajonit se si mund, si duhet, dhe si menagjohen zgjedhjet. Qoftë edhe kur nga kundershtarët ideologjik e politik zgjedhjet nacionale e pranojnë si humbjen (gjesti i Kryetarit të PDK-s) ashtu edhe fitorën (gjesti i kryetarit të VV).

Pra, akti i votimit, i pjesëmarrjes dhe i shijes së zgjedhjes së subjektit dhe kandidatit, tregon qartē si rëndësinë ashtu edhe peshën valide në tregun politik të një vendi siq është Kosova…