24.10.2019 - 09:49
Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se në rast se nuk arrihet një marrëveshje LDK-VV do të shkohet në zgjedhje të reja.
E ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Po shkojmë në zgjedhje të reja. Por a fytyrë disa që të kërkojnë votën për ndryshim pastaj.
E gjithë ajo që është premtuar në këto zgjedhje është se duhet ndryshim dhe largim i atyre që kanë mbajtur pushtetin për një kohë të gjatë dhe kanë abuzuar me të”.
Kusari po ashtu nuk e përjashtoj as Nismën nga ato parti që i bënë dëm Kosovës me keqqeverisje.