MENU
klinika

‘Shkoi keq…’

Negociatat/ Italia bën propozimin e ri në nëntor

19.10.2019 - 09:46

“Një gabim historik”. Kështu e përcaktoi kryeministri italian Giuseppe Conte faktin se nuk u mor vendim poziriv nga BE në lidhje me procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. 

“Shkoi keq,” tha Conte duke sqaruar se “nuk ishte e nevojshme të hapeshin negociatat, do të kishte qenë e mjaftueshme për të filluar procedurën.

Ishte një gabim historik. Unë jam shumë afër me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore”, u shpreh ai.

Ansa shkruan sot se Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor kur pritet të zhvillohet sërish një samit europian.