MENU
klinika

"Propozimi ynë mbetet mbi tryezë"

Negociatat/ Basha: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar!

08.10.2019 - 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg foli para gazetarëve , ndërsa u ndal tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai theksoi se pengesa kryesore e vendit sot është kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, shefi i qeverisë po tregon se nuk ka vullnet për tejkalimin e ngërçit politik.

Lideri demokrat thotë se rruga që ka zgjedhur Edi Rama, është rruga e gabuar dhe nuk i shërben të ardhmes dhe fatit europian të vendit.

Falënderova ministrin për mbështetjen e procesit për hapjen e negociatave me BE. E garantova se PD do të bëjë çdo gjë për të kaluar krizën politike. Ndava shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave.

E sigurova se PD dhe opozita është e bashkuar është e vendosur për të dhënë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe nga kjo qeverisje që janë edhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

Dua tha them fare qartë para jush dhe shqiptarëve që Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendim kaq të rëndësishme për vendin tonë. Rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e njohur e fajësimit të çdo kujt tjetër e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar PD, opozitës madje dhe qytetarëve për të tërhequr vëmendjen e përgjegjësisë.

Dështimi për herë të 4 ka vetëm një emër, një firmë dhe ai është Edi Rama. Përtej këtij dështimi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjidhur problemet qe na mbajnë peng. Propozimi ynë vazhdon të mbetet mbi tryezë dhe me këtë përgjegjësi që kemi marre para shqiptareve.

I sigurova ministrit austriak se mund të mbështeten te PD opozita e bashkuar ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria mos mbetet peng i korrupsionit i kapjes se shtetit. Synimi ynë kryesor është që përmes zgjidhjes së krizës ti ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë”-tha Basha.