MENU
klinika

"Janë bërë detyrat e shtëpisë"

Negociatat/ Komisioneri Hahn tjetër mesazh pro Shqipërisë

15.10.2019 - 19:00

Johanes Hahn komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian  ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me hapjen negociatat lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut .

Hahn shprehet se çdo vonesë do të ishte në dëm të KE.

Statusi i Johanes Hahn :

Ne duhet të rivendosim besueshmërinë dhe të përmbushim angazhimet tona.

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria  kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme.

Anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në meritë dhe kjo është arsyeja përse duhet të përparojmë konkretisht.