18.10.2019 - 14:50
Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kjo është deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel në përfundim të diskutimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e vendeve të BE.
“Dëshpëruese që negociatat mos hapen për të dyja vendet. Kemi punuar në favor të hapjes së negociatave, por tre vende Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër. Do t’i rikthehemi përsëri çështjes së negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë kancelarja Merkel.