MENU
klinika

Ato që praktikojmë më shpesh

Nëse do të humbasësh peshë, mos bëj këto tre ushtrime!

12.10.2019 - 12:44

Nëse ke filluar një program trajnimi për të humbur kilet e marra gjatë verës, apo për të mbajtur trupin në formë, nëse na lexon vazhdimisht, di se çfarë ushtrimesh të bësh, por edhe se me çfarë ushqimesh t’i shoqërosh.

Megjithatë, nëse dëshiron vetëm të humbasësh kile, atëherë duhet të mos bësh në asnjë mënyrë ushtrimet e mëposhtme.

Crossfit: nëse je në fillim të vrullit për të humbur disa kile menjëherë, atëherë me siguri nuk ke forcën që kërkojnë ushtrimet e këtij sporti. Por githashtu as teknikën e duhur. Kështu që është mirë të mos e provosh, sepse e vetmja gjë që do të arrish është të lëndosh veten. Edhe pse është përhapur shumë, mënyra e ushtrimeve është shumë e rrezikshme, sidomos për një fillestar që nuk është aspak në formë.

Yoga: edhe pse yoga ka shumë të mira, një nga ato nuk është humbja në peshë. Megjithëse ajo të bën më të fortë, për të humbur peshë duhet të punosh shumë, në mënyrë që të stimulohet dhe të ndryshojë funksionimi i metabolizmit.

Biçikletë palestre: edhe pse biçikleta në ambiente të mbyllura bën mirë, sidomos për personat në moshë të madhe, ka raste që gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Temperatura e dhomës mund të rritet, lëvizjet sigurisht që bëhën më të shpeshta dhe shkaktojnë lodhje, e cila ju provokon uri. Kështu që e kuptoni vetë…

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!