23.10.2019 - 20:35
Sot, 6 muaj nga vdekja Rexhina Debrovës e cila ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu i cili kishte ndjekur shtatëzaninë e saj.
Kadaifçiu po hetohet në gjendje të lirë. Kjo vjen pas reagimit që bashkëshorti i Rexhinës bëri sot në rrjetet sociale.
Teksa shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Algert Debrova paralajmëroi mjekët se do të bëjë vetëgjqyësi dhe se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.
25-vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë 6 muaj më parë, një orë pasi solli në jetë fëmijën.