MENU
klinika

"Do të vendoset tramvaj elektrik"

100 milion euro për të ulur nivelin e ndotjes

31.10.2019 - 17:07

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar sot se në qytetin e Shkupit do të vendoset tramvaj elektrik.

Vlera e projektit do të kap shifrat e 100 milionë euro.

kolana e librave

Kjo do të bëhet me qëllim uljen e nivelit të ndotjes në qytetin e Shkupit.

“Qëllimi është që Qeveria të tërheq linje kreditore në vitin 2020, ndërsa procedurën e tenderit të filloj që tani që të mund të përfundoj e gjithë procedura brenda periudhës dimërore dhe që Shkupi  të mund të  futet në implementimin dhe realizimin e projektit për tramvaj elektrik. Shpresoj se do të mund ta bëjmë këtë nga Van Holl i cili i prodhon këtu, por dihet se procedura në përputhshmëri me furnizimet publike është e qartë”, ka thënë Zaev.

Kujtojmë se, Shkupi dhe Komanova, ishin  pjesë e listës së 10 qyteteve më të ndotura në botë. Vitin e kaluar, pushteti miratoi masa parandaluese përkatësisht transporti publik ishte falas, u rrit dyfish çmimi i parkimeve, u ndaluan të gjitha punimet e ndërtimit si dhe u kufizua përdorimi i automjeteve zyrtare të institucioneve të shtetit.