Konsiderohen si grupi më i madh teknik pa një shtet.
Populli kurd prej rreth 40 milion banorësh shtrihet në një territor malor mes Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Pas nisjes së sulmeve ushtarake nga toka dhe ajri nga Turqia, ata ndihen të tradhtuar nga perëndimi.
Kurdistani i madh ka qenë gjithnjë vetëm një ëndërr. Asgjë më shumë. Edhe kur një pjesë e vogël e tij, Kurdistani iraken, guxoi të mbante një referendum, në 25 shtator 2017, duke votuar për pavarësinë nga Iraku, që nuk u realizua asnjëherë.
Populli kurd – me më shumë se 40 milion banorë – mund të jetë ndoshta grupi më i madh etnik pa një shtet, i shpërndarë në një territor malor që shtrihet në Turqi, Siri, Irak dhe Iran.
Kurdët e Kurdistanik kanë qenë objekt i një shtypjeje të gjatë politike në historinë e tyre të trishtuar. Që nga vitet \50 të shekullit të 20, nacionalizmi arab i praktikuar nga të gjitha qeveritë në këtë vend, bëri të mundur që kjo politikë shtypjeje ndaj tyre të vazhdonte, minoriteti kurd shihej si një kërcënim për një Siri të bashkuar.
Nga viti 2011 deri më sot, që do të thotë nga fillimi i luftës, kufijtë në veri dhe në jug të Rojava, ishin pothuajse të mbyllur. Në veri Turqia ka vendosur një bllokadë; në jug ISIS kontrollonte të gjitha territoret kufitare të Roajava me një impakt në ekonominë e rajonit.
Nga viti 2014 deri në 2016-ën cdo shkëmbim ekonomik Brenda territorit të Sirisë u pezullua për shkak të ndërprerjeve të rrugëve. E vetmja mënyrë për të arritur në Damask ishte rruga ajrore. I vetmi aeroport në shërbim ishte në kontrollin e regjimit të presidentit sirian Bashar Al Asad.
Ky izolim ekonomik influencoi ndjeshëm jetën e përditshme të kurdëve në zonat e tyre. Dhe pse ata arrinin të mbijetonin falë jetës aktive agrare, gjithsesi nuk mundeshin t’i siguronin një të ardhme të rinjve.
Kështu, edhe sot, kurdët mbeten një popull pa shtet.