MENU
klinika

Plot shije dhe vlera ushqyese

Një recetë nga fruti më i mirë i vjeshtës…

20.10.2019 - 12:51

Ndryshime të vogla në dietën e përditshme mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin.

Këshilla kryesore e dietologëve është të përdorësh sa më shumë produkte të freskëta të sezonit, sepse duke ngrënë perime dhe fruta të freskëta është një hap shumë i rëndësishëm i një jete dhe një trupi të shëndetshëm.

Kungulli është fruti më i mirë i kësaj stine. Ka shumë mënyra për ta gatuar dhe për ta shijuar, por këtu keni një recetë shumë të mirë të një mëngjesi dietik dhe shumë të shëndetshëm.

Si të përgatitësh një smoothie me kungull?

1/4 filxhan kungull i freskët

1/4 filxhan mango (të ngrirë, nëse nuk ke të freskët)

gjysma e një portokalli (ose lëng portokalli)

1 lugë çaji fara chia

1 lugë çaji fara liri (sipas dëshirës)

1 lugë çaji xhenxhefil i freskët

2 lugë gjelle tërshërë

Vendosi të gjithë përbërësit në blender, mbushe përgjysmë me qumësht, përzieje masën për 2 minuta maksimumi, pastaj derdhe në një gotë dhe pije! Ju bëftë mirë!

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!