MENU
klinika

The Guardian

Kapitull i errët për kurdët tashmë filloi…

15.10.2019 - 16:06

Javën e kaluar Turqia nisi sulmin e shumëplanifikuar në Sirinë verilindore kundër kurdëve. Disa ditë më parë Trump kishte folur në telefon me Erdogan, ku supozohet se i pati dhënë leje për sulmin. Në vend të kësaj, ai i vendosi sanksione.

Kurdët, e drejtuar nga Forcat Demokratike Siriane, kishin rënë dakord me të gjitha kushtet e vendosura nga SHBA në rajon. Ata bënë lëshime, hoqën forcat, nga vendi ku ata luftuan ISIS.

Fillimi i operacionit ka qenë shumë shkatërrues. Direkt u sulmuan qyetet, përgjatë kufirit prej 250 miljesh, midis zonës së kontrolluar nga SFD dhe zonës së kontrolluar nga Turqia, në Siri, ku kurdët, arabët dhe sirianët jetojnë së bashku. Krime lufte janë raportuar. Mijëra njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre të pasigurta, aq të pasigurta sa vendet ku ata do të shkojnë. Vetëm disa orë pasi Turqia lajmëroi operacionin, qelizat e ISIS nisën në Raqqa nisën një sulm ndaj personelit të Forcave Demokratike Siriane. Kurdët janë tani në procesin e arritjes së një marrëveshje me qeverinë siriane, për të shmangur sulmet e tjera, dhe vazhdimin e krizave humanitare.

Me këtë sulm, Erdogan ka hapur një tjetër kapitull shkatërrues, në krizën që është përkeqësuar që kur bisedimet e paqes me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, morën fund në 2015. Kjo parti u themelua në 1987, nga studentët turq dhe kurdët.

Që atëherë, gati 50,000 njerëz janë vrarë, kryesisht kurdë, pas shpërthimit të luftës në 1984.

Kishte shpresë se gjakderdhja do të përfundonte në 2013, pasi lideri i burgosur i PKK, Abdullah Ocalan, ndaloi angazhimin e partisë për luftë të armatosur dhe bëri thirrje për fillimin e një procesi paqeje. Por përfundimi i papritur i Erdoganit i bisedimeve të paqes në 2015, dëshmoi se ai nuk kishte interes për paqen, pluralizmin ose demokracinë. Shtypja e kurdëve që ka pasuar, e kryer nga Turqia në emër të “kundër-terrorizmit”, në të vërtetë shërbeu vetëm për të nxitur më shumë konflikte.

Kjo dinamikë është keqkuptuar ndërkombëtarisht: sa herë që diskutohet lëvizja kurde, shpesh vjen me paralajmërim që PKK është një “organizatë e caktuar terroriste”. Për dhjetëra miliona kurdë në të gjithë rajonin, PKK është një mbrojtës i ekzistencës së tyre.

kolana e librave

Qeveria turke, megjithatë, kërkon të sulmojë të gjitha format e shprehjes politike kurde, dhe civilët që e mbështesin atë. Edhe qeveria rajonale e Kurdistanit në Irak, e cila ka lidhje të thella ekonomike me Turqinë, u kërcënua nga Erdogan kur njerëzit e tij shprehën dëshirën e tyre për pavarësi. Kurdët në të gjithë Lindjen e Mesme, do të kenë parasysh se deri ku lideri turk është i gatshëm të shkojë.

Megjithatë, ofensiva e fundit ushtarake e Erdoganit nuk ishte e pashmangshme. Tërheqja e SHBA ishte kulmi i injorancës së saj historike dhe verbërisë strategjike.

Efektet e vendimit të Trump, në mënyrë paradoksale, vetëm do të thellojnë ndarjet që udhëheqin luftërat si në Turqi ashtu edhe në Siri, dhe do ta bëjnë më të vështirë luftën globale kundër terrorizmit.

Trump dëshiron që ne të besojmë se Turqia mund të udhëheqë fushatën anti-Isis dhe të marrë kontrollin e mijëra të burgosurve nga ISIS. Ndërkohë, ushtria e Erdogan sulmon forcat Kurde që më parë mposhtën ISIS.

Kjo tregon se luftërat më shpesh fillohen, sesa mbarohen. Dhe janë kurdët e Sirisë veriore ata që do të paguajnë edhe një herë çmimin.

Giran Ozcan është përfaqësuesi i Partisë Demokratike (HDP) i Popullit në SHBA dhe është me qendër në Uashington. HDP është një parti politike pro-kurde, pro-pakicave në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS

Deklaratat e presidentit turk

Erdogan po lufton kurdët apo terrorizmin?