MENU
klinika

Sa shpenzohet në një ditë në këta qytete...

Njihuni me 10 destinacionet më të vizituara në botë

21.10.2019 - 18:14

Turizmi është një nga degët ekonomike që tregon zhvillimin e një vendi. 

Njerëzit  mund ta vizitojnë një vend për shkak të ushqimit, ka vende të bukura e interesante për t’u vizituar,  ka njerëz mikpritës që të kënaqin me buzëqeshjen e tyre, apo ka çmime të lira e duan të kalojnë bukur duke u larguar nga përditshmëria.

Sipas revistës amerikanë “Mentalfloss”, më poshtë janë 10 destinacionet më të vizituara nga turistët dhe paratë që ata shpenzuan për një ditë atje.

Pesë nga qytetet kryesore të destinacionit janë të vendosura në Azinë Lindore, dy në Lindjen e Mesme, dy në Evropë dhe një në Shtetet e Bashkuara.

1. Bangkok: 20 milionë vizitorë në vit,173 dollarë për 1 ditë.

2. Londra: 19.8 milionë vizitorë në vit,153 dollarë për 1 ditë.

3. Parisi: 17.4 milionë vizitorë në vit, 301 për një ditë.

kolana e librave

4. Dubai: 15.8 milionë vizitorë në vit, 537 për një ditë.

5. Singapori: 13.9 milionë vizitorë në vit, 286 dollarë për një ditë.

6. New York: 13.1 milionë vizitorë në një vit, 147dollarë për një ditë.

7. Kuala Lumpur: 12.6 milionë vizitorë në një vit,124 dollarë  për një ditë.

8. Tokio: 11.9 milionë vizitorë,154 dollarë për një ditë.

9.Stambolli: 10.7 milionë vizitorë në vit, 108 dollarë për një ditë.

10. Seuli: 9.5 milionë vizitorë në vit,181dollarë për një ditë.

Pasi patë shpenzimet në këta qytete madhështore, mund të bëhen pjesë e udhëtimeve tuaja në të ardhmen.