MENU
klinika

Bateri me jone litiumi

NOBEL tre kimistëve

09.10.2019 - 16:35

      Çmimi “Nobel në Kimi”, i këtij viti, u “pronësua” nga tre shkencëtarët e përzgjedhur si fitues. Kjo, për kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e joneve të litiumit për bateritë e pajisje të lëvizshme.

 

 

John B Goodenough, M Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino, janë vlerësuar mbi kerkimet shkencore për përmirësimin e baterive të vogla që përdoren në pajisjet elektronike. Profesori Goodenough, 97-vjeçar, është edhe më i moshuari që fiton një “Nobel”.

Sipas fjalsës së Olof Ramström, nga Komisioni i Çmimit Nobel, falë baterive me jone litiumi, ne sot kemi telefonët dhe pajisjet “e lëvizshme”. Të tre shkencëtarët, do të ndajnë mes tyre, çmimin prej 1 milionë dollarësh, akorduar për fituesin.

 

 

Bateria me jone litiumi është e lehtë, por shumë e fuqishme, që ka një përdorim thuajse të gjithanshëm, nga telefonët celularë, laptopët dhe makinat elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nobelisti Kazuo Ishiguro

Artisti i botëve alternative


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit