MENU
klinika

Kadareja sigurisht JO!

“NOBELI mbetet brenda BE-së”

10.10.2019 - 14:17

     Akademia Suedeze njoftoi sot në orën 13:00, emrat e dy laureatëve të saj të fundit, për çmimin “Nobel” në letërsi. Për vitin 2019, nderi i akordohet autorit austriak Peter Handke “për një krijimtari me ndikim të madh, që me aftësinë gjuhësore eksploron rrethinat dhe specifikën e përvojës njerëzore”./Konica.al

Çmimi “Nobel” për letërsi 2018, që nuk u dha vitin e kaluar për shkak të krizës që përfshiu Akademinë, i jepet polonezes Olga Tokarczuk, 57 vjeçe, fituese e çmimit Man Booker Prize 2018, “për imagjinatën narrative, që së bashku me pasionin e gjithanshëm paraqet kapërcimin e kufijve si një formë të jetës”. Fituesit janë në vazhdën e pasuesve, Bob Dylan në 2016 dhe Kazuo Ishiguro në 2017.

Akademia, e privuar nga kuorumi i anëtarëve të parashikuar në aktet nënligjore për të emëruar një laureat “Nobel”, iu desh të hiqte dorë vitin e kaluar dhe ta shtynte shpalljen për një vit, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pas dorëheqjeve të nëpasnjëshme dhe ndërhyrjes së mbretit për të reformuar statutet, rojtarët e tempullit, iluzionet e tyre të humbura, aspirojnë të mbyllin librin e një komedie fatale njerëzore dhe të flasin këtej e tutje vetëm për prozën dhe vargun.

 

 

 

Olga Tokarczuk, shkrimtare dhe eseiste, lindur në Sulechów në vitin 1962, është një nga shkrimtaret polake më të vlerësuara nga kritika dhe më të përkthyera. “Shtëpia e ditës”, “Shtëpia e natës” etj. janë sukseset e saj më të mëdha tregtare dhe kritike. Ka studiuar për psikologji në Universitetin e Varshavës dhe jeton në Wałbrzych. Si një zbulim i patjetërsueshmë m ajo konsiderohet një fenomen i popullaritetit respektuar për shijen e saj të mirë, dijen, talentin letrar, thellësinë filozofike dhe aftësinë për të rrëfyer.

 

 

 

Peter Handke është shkrimtar austriak, dramaturg, skenarist, regjisor dhe përkthyes, i cili pretendon të shkruarin eksperimental. Lindi në vitin 1942 në Griffen, Carinthia. Debutimi i tij i parë ishte në vitin 1963, duke vijuar me botimin e rreth dyzet librave në të gjitha zhanret letrare. Krijimtaria e tij është përkthyer gjerësisht në të gjithë botën, çka e bën padyshim autorin më të njohur të letërsisë bashkëkohore në gjuhën gjermane. Një tekst i dytë, “Kali”, shfaqet njëkohësisht në koleksionin “Nga e gjithë bota”.