MENU
klinika

Integrimi në BE

“Nuk varet nga ne!”/ Rama rrëfen se nga kush ndikohen negociatat!

02.10.2019 - 14:43

Ndërsa prezantoi paketën e vendimeve për të prekurit nga tërmeti, kryeministri Edi Rama u ndal t’i përgjigjet interesit të gazetarëve sa i takon procesit të negociatave me BE-në.

“Negociatat nuk do lodhem së përsëritur po është mirë që edhe ju mos keni ngurrim ta thoni: Nuk varet nga ne, varet nga të tjera arsye jashtë nesh.

Dhe jam shumë skrupuloz, deri sa kemi kaluar edhe Bundestagun s’ka më asgjë që lidhet me ne. Reformën e BE dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore, nuk kanë lidhje.

S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo.

Është e rëndësishme që kemi kapërcyer barrierën e Bundestagut të marrim një PO.” u shpreh Rama.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend