MENU
klinika

Olsi Bylyku me plane për të ardhmen

Eh çfarë djali! Vetëm 21 vjeç e flet për martesë…

16.10.2019 - 16:46

Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli, janë një ndër çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar.

Në fillimet e tyre ata preferuan që lidhjen ta mbanin larg vëmendjes mediatike, por tani ata shihen bashkë më shumë se kurrë pasi Egli së fundmi ka nisur dhe të shkruaj tekstet e këngëve të tij. 

Olsi ka filluar edhe të flasë hapur në emisionet televizive për Eglin dhe për jetesën e tyre. 

kolana e librave

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Rreze dielli” Olsi ka treguar dhe për planet për martesë edhe pse ata janë vetëm 21 vjeç! 

“Pas Këngës Magjike, klipet që do bëj do jenë me regji të Egit. Ajo ka talent edhe për tekste. Absolutisht është dashuria e jetës sime përderisa po flas për të. Martesa? Nuk dua të nxitohem, është diçka që do vijë ngadalë,”  shprehet Olsi.