MENU
klinika

Shansi i fundit për zgjidhjen e krizës

‘Opozita e re nuk ekziston’/ Basha: S’mund ta votojë reformën pa ne!

03.10.2019 - 14:00

Lidhur me deklaratën e Ramës së do ta votojë Reformën Zgjedhore me opozitën e re, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se vetëm një njeri që nuk e do çeljen e negociatave mund ta bëjë këtë.

Basha tha se ky është shansi i fundit i PS për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.

Basha tha se nuk ka opozitë të re apo opozitë të vjetër, por vetëm një opozitë që përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve në vend.

“Kushtet e Bundetsagut flasin më shumë se fjalët boshe të një njeriu të kapur në dështim. Të merret vendim për Reformën Zgjedhore në përputhje me kushtet e OSBE ODIHIR.

Rishikimi i Reformës Zgjedhore duhet të bëhet në dialog të hapur me të gjitha partitë politike. Vetëm një njeri që nuk e do çeljen e negociatave thotë e marr dhe e bëj unë vetëm. Me kë do e bëjë vetëm. Me ata që vjedhin taksat e shqiptarëve. Ky është një sistem që ka degraduar.

Ky është shansi i fundit për PS që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së rëndë poliitke. Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas dështimit të radhës sepse vetëm ai është përgjegjës. PD dhe opozita kanë parashtruar një plan me 5 pika. Nuk është hera e parë që Edi Rama fshihet dhe dredhon por ne do bëjmë gjithçka që kjo të jetë hera e fundit.

Nuk ka opozitë të re dhe opozitë të vjetër. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist”, u shpreh Basha..