MENU
klinika

Hapja e negociatave

Orët e pritjes/ Zaev i bindur se do të marrë një datë

16.10.2019 - 08:30

Ndonëse takimi i ditës së djeshme midis ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën dakordësim për hapjen e negociatave lidhur me dy shtetet përkatëse: Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, kryeministri Zoran Zaev shprehet mjaft optimist për faktin se do të marrë datën për rrugën drejt Integrimit.

Fjalën e fundit sipas kreut të Qeverisë do ta thonë shefat e shteteve anëtare.

“Vendi ynë nga pavarësia për fat të keq asgjë nuk ka fituar në mënyrë të lehtë. Jemi vend i vogël, gjithçka është me mundime, gjithçka është me vendime, nuk flas vetëm për këtë qeveri, flas për të gjitha qeveritë e kaluara, për të gjithë popullin tonë, të gjitha gjeneratat dhe kështu me radhë. Kështu që drama do të jetë deri në momentin e fundit.

kolana e librave

Thamë se sot do të dihet më shumë, mbledhja vazhdon edhe nesër, nesër akoma më shumë do të dihet. Por e shihni si po zhvillohet debati në Bashkimin Evropian, sipas vlerësimeve të mia, liderët do të lënë që ata të vendosin vetë dhe jo ministrat e tyre”, tha Zaev.

Teksa u pyet në lidhje me faktin se çfarë mund t’i ndodhë vendit nëse nuk çelen negociatat, Zaev tha se edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje.

“Më në fund vendit tonë i duhet parashikueshmëri, më në fund vendit tonë i duhen zgjedhje të rregullta, për mua edhe fundi i tetorit është koha për zgjedhje të rregullta, kështu që besoj se pavarësisht vendimeve, arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk ka, sipas meje.

Por unë jam vetëm një nga shumë aktorë të tjerë politikë në shtet, sigurisht parti të tjera, pushtet dhe opozitë, e rëndësishme është ekonomia, i rëndësishëm është sindikati, të rëndësishëm janë të gjithë aktorët”, pohoi ai.