MENU
klinika

Bregdeti pushtohet nga...

Pamje të pazakonta nga Porti i Durrësit

26.10.2019 - 10:01

Mjegulla e dendur ka përfshirë sot në orët e para të ditës gjirin detar të Durrësit.

Pavarësisht vështirësive për shkak të kushteve atmosferike, kjo nuk është bërë pengesë në ankorimin e trageteve në port.

Sipas të dhënave nga APD, bëhet e ditur se tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Po ashtu ka mbërritur edhe kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord.

Anija turistike me gjatësi 180 metra u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Pas rreth 12 orë qëndrimi në Durrës, është parashikuar që turistët do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, e më pas kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin