MENU
klinika

Kërkohet lirimi i të arrestuarve

Para Apelit, banorët e Astirit të lidhur me zinxhirë

28.10.2019 - 12:18

Të lidhur me zinxhirë dhe me izolant në gojë, banorët e Astirit janë mbledhur sot para Gjykatës së Apelit, e cila do të shqyrtojë ankimimin e 3 protestuesve të arrestuar, për të shqyrtuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Duke e cilësuar kështu një protestë të heshtur, banorët bëjnë thirrje që të lirohen 3 të arrestuarit, pasi sipas tyre janë qytetarë të ndershëm që kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre dhe kanë protestuar bashkë me shumë të tjerë.

Gjykata e Apelit-konica.al

Bëhet mem dije se avokatët e 3 të arrestuarve, Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skender Doda kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se ata kanë konsumuar të njëjtën vepër penale, sikundër kanë qenë të pranishëm dhe shumë të tjerë që më pas janë lënë të lirë.

“Jemi të lidhur me zinxhirë si apel ndaj gjyqësorit. 10 protestuesit e parë që u arrestuan në fillim i liruan. Në komisariatin nr.6 kur u arrestuan policët thanë se ka dhënë urdhër Lleshaj që të arrestohen 10 persona. Besojmë se Apeli do t’i lërë të lirë. Sot lihen në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje persona që kanë lidhje me krimin. Nëse nuk lirohen ne do të bllokojmë rrugën dhe do të protestojnë. Ata janë njerëz të pafajshëm dhe nuk mund të mbahen të arrestuar”, tha një nga banorët e Astirit.