MENU
klinika

Negociatat

Para mbledhjes së ministrave/ Holanda zbulon qëndrimin e saj

15.10.2019 - 12:18

Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin në bazë të meritave.

Ai tha se për Maqedoninë e Veriut duhet të ndërmerret ligji për ngritjen e Prokurorisë Speciale, si kusht për nisjen e negociatave ndërsa lidhur me Shqipërinë u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë.

“Qëndrimi hollandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave.

Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave.”

kolana e librave

Pra, nëse ligji për prokurorinë speciale nuk aprovohet, nuk ka dritë jeshile për Maqedoninë ?

“Vendi duhet ta aprovojë këtë ligj gjithsesi, se është një kriter në kuadrin e shtetit ligjor dhe këto kritere janë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE.

A nuk po i dërgoni mesazhin e gabuar rajonit duke kërkuar kaq shumë kritere?

“Nuk ka ndryshim të kritereve. Sinjali është që negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë kur vendet të përmbushin kushtet. S’ka asgjë të re, është e ndershme dhe e drejtë”.