MENU
klinika

Ja si është gjendja e reperes

Pas aksidentit me makinë reagon Tayna

03.10.2019 - 16:49

Dy ditë pas aksidentit rrugor në një lagje në Prishtinë, reperja Tayna ka siguruar fansat se është mirë.

Ajo ka bërë disa postime sot në Instastory, ku shprehet se i është dashur të anulojë një prej koncerteve ku fansat e prisnin me padurim që të ngjitej në skenë.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli reagoi menjëherë pas aksidentit duke thënë se Tayna është shumë mirë dhe se vetëm makina tip “Mercedes Benz”, ka disa dëmtime.

 “Po është e vërtetë, ka qenë një aksident i vogël por pa lëndime. Tayna është shumë mirë, fajtor ka qenë personi tjetër që ka godit makinën e Taynës”, ka thënë ai.

Në postim Tayna shfaqet duke lexuar një libër meditimi mbi vetëdashurinë, dhe duke i kushtuar vëmendje të plotë vetes pasi iu rrezikua jeta.

“Gjithçka kisha nevojë për t’u ndjerë mirë”, shprehet ajo duke konfirmuar se ka kaluar momente të vështira.