Presidenti serb ka komentuar vendimin e Bashkimit Europian për mosçeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Vendimi i BE për t’i mbajtur dyert të mbyllura për dy kombet e Ballkanit e ka bërë rajonin të kuptojë që nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë”, paralajmëroi presidenti i Serbisë.
Aleksandër Vuçiç tha gjithashtu se refuzimi i BE-së për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë konfirmoi politikën e Brukselit për krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën dhe Rusinë.
“Ne duhet të kujdesemi për veten. Kjo është mënyra e vetme dhe më e mirë në këto kushte”, – tha Vuçiç për Financial Times
Duke folur nga Beogradi, Vuçiç tha se vendimi i BE e bëri të qartë për rajonin se “gjithçka nuk varet nga ne”.
“Ata gjithmonë flasin”, Oh, kjo varet nga ju, nga shpejtësia e reformave tuaja. “Tani, të paktën të thonë se jo gjithçka veret nga ne”.