MENU
klinika

Një lajm i mirë për shoferët

Patentat shqiptare do të njihen edhe në këtë shtet të Europës

31.10.2019 - 20:40

Patentat shqiptare do të njihen në Bullgari.

Tashmë të gjithë shoferët shqiptarë që jetojnë apo që do të udhëtojnë në Bullgari nuk kanë nevojë që të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtare.

  • Bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë:

    Si bëhet rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta
    Si bëhet rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta

-mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare;

-kur kanë një leje qëndrimi në Bullgari mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit. Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, do të duhet që të bëhet konvertimi i lejes së drejtimit në leje drejtimi bullgare.

“Konvertimi bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.