MENU
klinika

Çfarë deklaron kryetari i ri?

PD e shqetësuar/ Kush po i drejton Rudina Hajdari apo Korab Lita?

15.10.2019 - 11:45

Brenda grupit demokrat parlamentar nuk ka qetësi. Mes deputetëve të opozitës së re ka ende paqartësi se kush është kryetari.

Një pjesë e deputetëve njohin Rudina Hajdarin si drejtuese e të tjerë Korab Litën.

Pas këtyre zërave ka reaguar edhe kryetari i ri i grupit demokrat në Parlament, Korab Lita, i cili thotë se Rudina Hajdari ka deklaruar verbalisht dorëheqjen e saj.

“Në datën 10 tetor 2019 është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar ku është diskutuar edhe për funksionimin e grupit parlamentar, ku pasi janë bërë prezente të gjitha problemet, i është kërkuar zonjës Hajdari që të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera të rëndësishme.

Pas bërjes prezente të shpërdorimit të betimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj. Pas këtij momenti, grupi kaloi në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tij.”

Korab Lita sqaroi të gjithë procedurën, ndërsa tha se emri i tij u mbështet nga të gjithë të pranishmit në mbledhjen e grupit.

“U propozuan tre kandidatura, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbetën dy kandidatura, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Valteri kërkoi kohë për të takuar kohë për tu takuar me kolegët për qëllim lobimin për vota.

Në unanimitet grupi vendosi ti jepej kohë zotit Valteri deri ditën e nesërme, datë 11 tetor. Pasi nuk gjeti mbështetje, zoti Valteri deklaroi se tërhiqet dhe më mbështet mua në këtë garë. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u firmos nga të gjithë në unanimitit. Pas këtij, në respekt të rregullores është njoftuar kryetari i kuvendit.”